Ariana Grande thyen rekord në “Spotify”

Kënga e fundit e Ariana Grandes, “Thank U, Next” është bërë kënga më e shpejtë në historinë e “Spotify”, që kaloi 100 milionë dëgjime.
Kënga, e cila u publikua këtë muaj, rrëfen marrëdhëniet e këngëtares me ish të dashurit e saj, Pete Davidson, Big Sean dhe Mac Miller.
Hiti theu rekordin e Taylor Swift në platformë si kënga më e transmetuar nga një artiste femër në një ditë të vetme me 9.6 milionë dëgjime.
Gjithashtu shënon këngën e parë të Arianës që qëndron numër 1 në tabelat e ShBA.