Ariana Grande si “Beatles”, tre këngë në krye të Billboard

Ariana Grande vijon të kalojë nga suksesi në sukses. Këngëtarja amerikane ka barazuar rekordin e “The Beatles”, grupi britanik që ka shkruar historinë e muzikës.

Me “7 Rings”, “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” dhe “Thank U, Next”, Ariana kryeson klasifikimin e Hot 100 di Billboards. Tre këngë të të njëjtit artist në krye të klasifikimit amerikan nuk shiheshin që prej 1964-s, vit kur “Beatles” mbanin tre vendet e para me “Can’t Buy Me Love”, “Twist and Shout”, “She Loves You”.

Ariana arriti ta barazonte rekordin e “Beatles”, por jo ta kalojë atë. Në vitin 1964, John Lennon, Paul McCartney, George Harrison e Ringo Starr kishin pesë këngë në krye të “Billboard”. Përveç atyre të sipërpërmendurave, ishin edhe “I Want to Hold your Hand” dhe “Please Please me”.