Ariana Grande i prek të gjithë, u shkruan fansave një letër për ngjarjen e rëndë në Manchester

Në një seri dokumentarësh, Ariana Grande ka folur hapur me fansat në lidhje me aktin terrorist që ndodhi gjatë një koncerti të saj vitin e kaluar. Katër episode janë ngarkuar gjatë kësaj kohe në ‘Youtube’ dhe në të katërtin Ariana shfaqet me një letër që ka shkruar për të gjithë fansat e saj që janë prekur nga ngjarja në fjalë. “Po u shkruaj këtë 22 shkurt 2018-të. Kanë kaluar 8 muaj që nga sulmi në koncertin në Manchester Arena. Është e pamundur të di se ku të nis apo të di çfarë të them për këtë gjë. 22 maji 2017-të do të më lërë pa fjalë dhe me shumë pyetje për gjithë jetën”, – ka thënë këngëtarja. Më tej ajo ka vazhduar duke thënë se muzika për të është gjëja më e sigurt dhe është gjëja e fundit që mund të vrasë një njeri. “Kur një gjë kaq e kundërt dhe helmuese zë vend në botën tënde që supozohet të jetë gjithçka, por kjo…është shokuese dhe të copëton shpirtin në një mënyrë që vështirë se mund të shërohesh plotësisht”, – ka shkruar Ariana. Grande mbeti e padëmtuar fizikisht nga sulmi me bombë, megjithatë ajo vazhdon ende dhe sot të vuajë nga stresi post-traumatik.