Ariana Grande anulon koncertet, ka frikë të dalë nga shtëpia

Ariana Grande nuk është mirë emocionalisht.
Pas rastit tragjik që ka ndodhur në një koncert të saj në Manchester, ku shumë fansa kanë humbur jetën pas një sulmi terrorist, ajo ka vendosur të pushojë një fare kohe deri sa te marrë veten.
Nga sulmi dhe tani vdekja e ish të dashurit të saj Mac Miller, ka bërë që këngëtarja të përballet me frikë.
E gjithë kjo po ndikon në shëndetin e saj mendor dhe kjo po vihet re nga statuset e saj të shumta në rrjete sociale.
Ariana tregoi përmes komenteve se nuk është gati të nisë turneun e saj që kishte planifikuar sepse do që të rrijë vetëm në shtëpi duke qenë se ka shumë frikë të dalë.