Ariana Grande anulon koncertet për shkak të gjendies shëndetësore

Ariana Grande ka anuluar koncertet e fundjavës së Vitit të Ri. Raportohet se këngëtarja mori vendimin pasi është sëmurë.

Ylli i popit do performonte në The Chelsea, Las Vegas mbrëmjen e së shtunës. Por 25-vjeçarja i anuloi për shkak të bronkitit.

“Vegas kam probleme të shëndetit dhe më vjen shumë keq që nuk do t’ju shoh këtë fundjavë,”-tha këngëtarja në një postim në Instagram. “Ju dua dhe shihemi vitin e ardhshëm.”

Ky është i pari koncert i madh që Grande ka anuluar që pas ndarjes nga ish i fejuari Pete Davidson në tetor. Pas ndarjes komediani publikoi një mesazh vetëvrasje në internet, ku shkruante se nuk donte të jetonte më në këtë tokë.