Apple refuzon albumin e Adele

Edhe pse kënga e re e Adele, e riktheu këngëtaren pas 3 vitesh në krye të klasifikimeve botërore, kompania Apple ka refuzuar një marrëveshje me këngëtaren. Një burim i tha New York Post, se William Morris është në bisedime me Apple edhe për një kontratë sponsorizimi me vlerë 30 milionë dollarë për një turne botëror.Sipas të njëjtit burim, Apple ndihet skeptik nëse rikthimi i Adele do të jetë po aq i suksesshëm sa pretendohet.