AP: Të burgosurit me probleme mendore të trajtohen në institucione të posaçme

Avokati i Popullit i ka rekomanduar ministrit të Drejtësisë gjetjen e zgjidhjeve ligjore për personat me probleme të shëndetit mendor në burgje. “Këta persona të nxirren jashtë burgjeve dhe të trajtohen në institucione të posaçme mjeksore, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë”, thotë Avokati i Popullit.Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka drejtuar një rekomandim Ylli Manjanit, ministër i Drejtësisë, ku kërkohet që të gjenden zgjidhje për personat me masa mjeksore dhënë nga gjykatat për “Mjekim të detyruar”, nxerrjen e tyre jashtë sistemit të burgjeve, si dhe kalimin e tyre në institucione të posaçme mjeksore, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përgatiti:/E.C/