Anxhela Peristeri kundër operacioneve plastike

Këngëtarja Anxhela Peristeri është shprehur hapur se është kundër ndërhyrjeve plastike. Jo në pak raste, shumë personazhe kanë pësuar një ndryshim të frikshëm në fizikun e tyre, e për këtë ajo ka bërë një apel të hapur. Këngëtarja që prej shumë kohësh ka jetuar në Greqi, ka postuar në Instagramin e saj një video, përmes së cilës bën thirrje kundër operacioneve plastike. “Bukuria natyrale vlen më shumë se ajo plastike. Stop operacioneve! Stop klinikave që bastardojnë pamjen. Ne jemi të bukur vetë”, kanë qenë fjalët e saj.