Anulon koncertin 30 minuta para se të dilte në skenë, fansat ‘kryqëzojnë’ Elton John

Muaj më parë Sir Elton John lajmëroi nëpërmjet një deklarate publike se do t’i jepte fund turneve botërorë si edhe koncertet e gjata pasi gjendja e tij delikate shëndetsore e pengon të japë shfaqje.

Mbrëmjen e kaluar mijëra fansa shfaqën irritimin e tyre pasi u njohtuan nga përfaqësues të këngëtarit britanik se koncerti në Orlando do të anulohej.

Ky lajmërim u bë publik rreth 30 minuta para se Elton John do të dilte në skenë për të performuar dhe fansat nuk janë aspak të lumtur. Mesa duket arsyeja për këtë vendim erdhi për shkak të një infeksioni në vesh të artistit.

Ata të cilët pritën me padurim performancat e tij treguan se është për të ardhur keq që ky vendim u tha kaq vonë ndërkohë që pjesa më e madhe e fansave kanë udhëtuar me orë të gjata, kanë paguar hotele, dado për fëmijët e vegjël, kanë shpenzuar shumë para për t’u pritur kështu.