Anulon koncertet, Tuna në depresion?

Tuna ka disa kohë që nuk po shfaqet në koncerte dhe as ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor. “Express rozë” raporton se këngëtarja nga Maqedonia po kalon një gjendje të rëndë depresive. Burime pranë artistes i thanë gazetarëve të “Express rozë”, se Tuna ka anuluar 2 koncerte pasi nuk ka qenë mirë me shëndet. Tuna mësohet se aktualisht ndodhet në Londër ku po kalon këtë periudhë jo fort të mirë në karrierën e saj.