Antonio Banderas mbush 55 – vjeç

Edhe në datëlindjen e tij të 55, Antonio Banderas mbetet seks – simboli i Hollivudit. Ai e nisi karrierën si futbollist, por pas një dëmtimi, iu përkushtua aktrimit. Pamja e tij prej një djali thyes zemrash, u vlerësua nga revista e njohur “People” si një nga 50 meshkujt më të bukur të botës në vitin 1996. I martuar dhe divorcuar dy herë, aktualisht ai jeton mes New York -ut dhe Londrës. Projektet e tij në fushën e modës, teatrit dhe kinemasë janë disa, por ai që përbën dhe ëndrrën e Antonio Banderas është të interpretojë Pikason.