Antonio Banderas fiton çmimin e madh, Dakota Johnson i dedikon fjalët prekëse njerkut të saj

Aktori i njohur i “Hollywood-it”, Antonio Banderas, u nderua me çmimin “Hollywood Actor Award” për performancën e tij në filmin “Pain and Glory”. Gjatë “Hollywood Film Awards”, ajo që ia dorëzoi këtë kupë të artë, ishte vajza e ish-bashkëshortes së tij, Dakota Johnson. Përveç çmimit, ajo i dedikoi gjithashtu disa fjalë shumë të bukura të cilat tregonin marrëdhënien e tyre ndër vite. “Ka pafund mundësi se si mund të shkojë një marrëdhënie familjare kur prindërit rimartohen. Unë pata shumë fat. Fitova një baba bonus, i cili me kalimin e kohës kuptova se ka qenë një nga influencat e mia më të mëdha në jetë. Kur unë isha 6 vjeçe, mamaja ime u martua me një njeri i cili solli dritë, një kulturë të re, dhe një motër të vogël magjike në familjen tonë. Ai më mësoi pasionin e vërtetë dhe disiplinën. Gjëja më e mirë është se ai përmisohet me kalimin e viteve”, ishte fjalimi i aktores. Antonio u martua me Melanie Griffith në 1992 dhe pas 20 viteve martesë, u divorcuan në vitin 2015.