Ankohet për shërbimin në avion, stafi përzë aktoren

Aktorja amerikane Tara Reid është përzënë nga një avion pasi, sipas stafit, shkaktoi shqetësim te pasagjerët e tjerë pak përpara nisjes së fluturimit.

Lajmin e bën të ditur TMZ. Sipas kësaj media, Reid donte të ishte në një vend pranë dritares dhe nisi të bërtiste.

Pasi nuk ia dolën që ta qetësonin, pjesëtarët e stafit vendosën që ta përzinin nga avioni, së bashku me qenin e saj.