Angelina Jolie realizoi një tjetër film për vajzat në luftë

Angelina Jolie fillimisht realizoi një film në lidhje me efektin e luftës tek një vajzë e re në Kamboxhia, “First They Killed my Father”. Tani aktorja dhe regjisorja ka realizuar një film të fokusuar në Afganistan.

“The Breadwinner” është film i animuar, me skenar dhe regji nga gratë, ku shfaqet zëri i aktores kanadeze Saara Chaudry si personazhi kryesor.

Përmes këtij filmi shpaloset jeta e 11-vjeçares Parvana, e cila rritet nën kontrollin e talebanëve në Afganistan, gjatë vitit 2001. Kur babai i saj arrestohet pa të drejtë, Parvana maskohet si djalë, në tentativë që të shpëtojë të ëmën dhe motrën nga varfëria, pasi femrave nuk u lejohet të largohen nga shtëpia pa shoqërinë e një burri.

Edhe pse kjo është një histori për fëmijë, nuk fshihen detaje të jetës nën kontrollin e talebanëve në këtë vend.

Pas premierës në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Toronto, “Breadwinner” është nominuar për “Oscar” në kategorinë e “Filmi më i Mirë i Animuar”.

“Diversiteti është pjesa më e bukur e botës”, – deklaroi Jolie.

Filmi është përkthyer në gjuhën afgane dhe fillimisht është shfaqur në Kabul. Ndërsa sot, më 25 maj, projektohet në Britani.