Angelina Jolie në një lidhje të re pas ndarjes me Brad Pitt

Aktorja Angelina Jolie më në fund po hedh pas krahëve historinë me aktorin Brad Pitt. Sipas një burimi afër aktores kanë thënë për ‘Us Weekly’ se Jolie ka bërë disa takime me meshkuj, por asgjë serioze nuk ka ardhur prej tyre.

Megjithatë aktorja po pret që të shërojë plagët e saj, përpara se të ndryshojë kapitullin në jetën e saj.

“Ajo nuk është e mbyllur ndaj idesë për të takuar dikë të ri, por diçka e tillë nuk mbetet prioriteti i saj. Ajo është e fokusuar tek fëmijët, tek puna si dhe të pastrojë rrëmujën që ka lënë divorci ,”-mësohet të ketë thënë burimi.

Pitt dhe Jolie u lidhën në martesë në gusht të vitit 2014 pas 12 vitesh lidhje dhe më pas u ndanë në shtator të vitit 2016. Ata kanë së bashku 6 fëmijë.