Angelina Jolie kërkon të rikthehet sërish me Brad Pitt?

A dëshiron Angelina Jolie të rikthehet përsëri me Brad Pitt?
Sa më shumë kalon koha që nga ndarja e saj nga Brad Pitt, duket se Anglina Jolie e ndjen akoma dhe më shumë mungesën e tij.
Një person i afërt i aktores së njohur, ka thënë për ‘HollywoodLife’ se Angelina është penduar shumë për ndarjen.
“Ka ditë kur ajo pyet shpesh nëse ka bërë zgjedhjen e duhur për familjen e saj. I mungojnë shumë gjëra nga Brad, duke filluar që nga zgjimi pranë tij deri tek e qeshura me fëmijët. Angelina e di se Brad dha gjiithçka nga vetja për të qenë një baba i mirë dhe se ndoshta ajo ka bërë një gabim të madh që është ndarë prej tij”, – ka thënë i njëjti burim.
Megjithatë kjo nuk do të thotë se ata të dy do të rikthehen sërish bashkë.
Të gjithë miqtë e Jolie thonë se ajo nuk është gati të bëjë një lëvizje drejt rikthimit me Brad Pitt.