Angela Martini suprizon bashkëshortin me një festë madhështore

Bashkëshorti i modeles Angela Martini, rumuni Dragos Savulescu ka festuar ditëlindjen e tij me 12 tetor.
Ndërsa vetëm sot modelja ka ndarë foto me ndjekësit e saj, nga ditëlindja mashështore që kishte organizuar për bashkëshortin e saj.Fotot e publikuara nga modelja tregojnë një ambjent të dekoruar me tollumbace të zinj dhe gri.
Në një atmosferë të ngrohtë mes miqëve që ishin të ftuar nga çifti ajo që bie më shumë në sy ishte torta e ndërtuar me tre kate.
Ajo që e bëntë të veçantë tortën ishte se ajo ishte rrethuar me fotografi të jetës së Savulescu, që nga fëmijëria deri në ditët e sotme.