Angela Martini feston Halloween si Marilyn Monroe

Bukuroshja Angela Martini ka zgjedhur të maskohet si seks simboli i viteve 1950, Marilyn Monroe. Me paruke bionde dhe me një fustan të bardhë, ajo ka festuar Halloween në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto foto Martini i ka ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka marrë komplimente pafund. Mesa duket modelja ka preferuar të qëndrojë brenda kornizave të së bukurës, duke mos zgjedhur të maskohet në mënyrë të frikshme ashtu siç zgjedhin shume personazhe per kete feste.