Ana Oxa i bashkohet kauzës së ‘Kënga Magjike’, prezente në natën e parë live të festivalit

Ardit Gjebrea bëri të ditur se kauza e këtij viti në ‘Kënga Magjike’ lidhet me të dëmtuarit e tërmetit. Moderatori zbuloi së bashku me këngëtarët se me biletat e shitura do të ndërtohet një shtëpi për një nga familjet e dëmtuara në Thumanë. Ndërsa pak më parë, Gjebrea ka shtuar se pjesë e kauzës është bërë dhe këngëtarja e njohur, Anna Oxa.

“Faleminderit. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje do të jetë me ne në natën e parë në ‘Kënga Magjike’, duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë, #këndojpërtëndërtuar”, ka shkruar Arditi krah fotos së Oxa-s së publikuar në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Kujtojmë se netët live të festivalit këtë vit do të jenë në datat 4, 5 dhe 7 dhjetor.