Ambra e Allegri drejt altarit

Shtohen gjithnjë e më shumë zërat për ceremoninë martesore të Ambra Angiolini e Massimiliano Allegri. Fakti që ish-trajneri i Juventusit vendosi të shkëputet një vit nga angazhimet sportive për t’iu dedikuar familjes konfirmon atë që thuhet në media.

Përflitet për një dasmë në verë, por edhe për në fund të vitit, por asnjë s’e vë në dyshim se dasma Ambra-Allegri është vetëm çështje kohe.

Si për Ambra-n dhe për Allegri-n nuk do të jetë martesa e parë. Aktorja ka qenë e martuar për 12 vjet me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin ka dy fëmijë, Leonardo e Jolanda. Massimiliano ka qenë i martuar me Gloria Patrizi, me të cilën ka vajzën Valentina, dhe me Claudia Ughi, me të cilën ka djalin Giorgio.