Ambicia për të qënë nudo

Vajza e Kim Basinger dhe Alec Baldwin ka postuar një foto nudo në Instagram, duke treguar asetet e saj.
Modelja 21-vjeçare hedh shikimin drejt kameras, në foton e bërë nga Trevor Flores, e shtrirë në rërën e plazhit. Me shikimin e saj të jep përshtypjen se nuk e ka problem t’u tregojë fansave trupin e saj lakuriq.“Një nga aventurat më të veçanta të jetës sime, e lumtur për atë që na pret të nesërmen”, shkruan Ireland në diçiturën e fotos.
Dhe duket vërtetë se bukuroshja nuk e ka problem të tregoj trupin kur më herët këtë javë postoi një foto me bikini jeshile, ku shkruante: “Jam e bardhë. Adhuroj bukën dhe birrën. Unë kam difekte dhe i dua ato, dhe e dua trupin tim dhe kështu dhe ju. Jeta është e bukur dhe shumë e shkurtër. Nuk ia vlen të fiksohesh me pamjen e trupit. Thjesht jeto momentin dhe shijo shoqërinë tënde”, ka shkruar ajo.