Ambasadori Lu uron Vitin e Ri dhe falenderon per mikpritjen shqiptare

Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka treguar se është gjithmonë i kujdesshëm me detajet. Urimi i tij për Vitin e Ri për të gjithë shqiptarët nuk është aq i zakonshëm, pasi ai ka vendosur ta shoqërojë me një fotografi ku shfaqet i veshur me ngjyrën e festave, të kuqen.Për ambasadorin e SHBA-ve është viti i parë që feston  në vendin tonë bashkë me familjen. Për këtë, ndërsa uron të gjithë për Vitin e Ri, ai falënderon shqiptarët për mikpritjen.