Ambasadori Donald Lu viziton Spaçin: Dëshmi e sakrificave për liri

Ambasadori Amerikan, Donald Lu dhe përfaqësues të trupit diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, vizituan ish-kampin e përqendrimit dhe ish-burgun e Spaçit. Përmes faqes zyrtare në Facebook të Ambasadës Amerikanë në Tiranë, ambasadori Lu shpreh përshtypjet që i la vizita në këtë zonë tmerri dikur. “Jemi të tronditur nga ironia e brutalitetit njerëzor. Burgu i Spaçit është dëshmi e sakrificave të njerëzve për liri. Shumë njerëz humbën jetën në përpjekje për lirinë”, tha Lu.