“All I want for Christmas is you” kënga më e dëgjuar për festa

21 vjet më parë do të prezantohej “All I want for Christmas is you” nga Mariah Carey dhe prej asaj kohe do të kthehej në një nga këngët më të preferuara të Krishtlindjes. Edhe këtë vit, ajo kryeson listën e këngëve më të dëgjuara, sipas renditjes së publikuar nga Spotify, një nga platformat më të mira muzikore. Kënga ka arritur më shumë se 150 milionë klikime dhe vazhdon të jetë një minierë të ardhurash edhe për Mariah-n. Sipas “The Independent”, kënga vijon të mbretërojë pas gati dy dekadash, në periudhën më të bukur të vitit, atë të festave.