Alex Rodriguez tregon këshillat që i jep J.Lo për të arritur suksesin

Ata janë një çiftet më të pëlqyer të momentit. Në mars kurorëzuan në fejesë lidhjen e tyre dy-vjeçare dhe nuk ndahen për asnjë çast nga njëri-tjetri.

Bëhet fjalë për këngëtaren Jennifer Lopez dhe ish-sportistin Alex Rodriguez. Në një intervistë për “Sport Illustrated” ai ka zbuluar disa detaje të lidhjes së tij me J.Lo.

Rodriguez është shprehur se Jennifer e ka ndihmuar ‘të dalë nga guaska’ si dhe të shfaq më të mirën e vetes në publik.

“Ajo më ka thënë: ‘Çelësi për të qenë në sy të publikut është të jesh më e mira e vetes tënde. Jo të jesh fals. Duhet të jesh vetvetja, por versioni më i mirë i vetes’. Jennifer di të komunikojë me masat në disa mënyra që unë asnjëherë nuk do di. Ajo ka një platformë të madhe, 200 milionë ndjekës në rrjete sociale, më shumë se 75% e tyre janë të shekullit të ri. Ajo më ndihmon sa herë kam nevojë. Jennifer është shumë e mirë me fjalët”, -ka thënë Alex.

Ditë pas dite edhe ai po kthehet në një ndër meshkujt më të pëlqyer në Amerikë.