Alex Harris do të performojë në Color Day Festival në Tiranë

Alex Harris është një nga këngëtarët dhe kompozitorët më të mirë të zhanrit R & B në botë. Harris do të jetë pjesë e festivalit më të madh muzikor me ngjyra “Color Day Festival” që do tw mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë më 18 Maj.
Ai është i bazuar në Atlanta, SHBA, ku bëri dhe ??debutimin e tij EP Pink Cloud via RED MUSIC. EP-ja që zhvendos zhanrin, që bashkon muzikën klasike dhe aktuale pop, hip-hop, alternative dhe R & B, e cila përshkruan udhëtimin personal të Harrisit si një artist që vjen fuqishem per te bere ndryshimin ne bote. Pink Cloud është në dispozicion në të gjitha platformat digjitale të transmetimit. “Ai shprehet se eshte i lumtur që ka pasur mundësinë për të ndarë muzikën e tij me botën “. CityRadio mbështet mediatikisht këtë festival të bukur plot ritme dhe ngjyra.