Albi Nako dhe Klaudia Pepa konfirmojnë ndarjen: Nuk jemi bashkë prej një viti

Historia e dashurisë midis koreografit Albi Nako dhe balerinës Klaudia Pepa ka marrë fund. Lajmi është konfirmuar për revistën Class nga vetë çifti i njohur të cilët kanë deklaruar se prej një viti nuk janë më bashkë.

Sipas tyre, shkaku se përse i kanë dhënë fund martesës është distanca e madhe, por kanë theksuar se gjithçka mes tyre është mbyllur me mirëkuptim, si edhe po vijojnë me zbatimin e projekteve personale por në drejtime të ndryshme.

Albi gjihmonë ka qenë një mbështetje e madhe për karrierën e Klaudias, e cila arriti një sukses shumë të madh në Itali duke u spikatur si një nga balerinat më të mira.

Klaudia tashmë jeton në Itali dhe ka vendosur që ta ndërtojë atje jetën e saj pasi ka hapur edhe një shkollë baleti me emrin e saj.