Albert Stanaj lë pa fjalë artistët botërorë me performancën e tij për Krishtlindje

Albert Stanaj është një ndër këngëtarët më të suksesshëm shqiptar në rrafshin ndërkombëtar.

Me rastin e Krishtlindjeve ai ka performuar para një grupi të vogël njerëzish, por jo pak të rëndësishëm.

Në videon e publikuar në Instagram, JLo dhe Sia shihen teksa dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.

Jlo duket e habitur teksa dëgjon performancën e Stanajt, i cili njihet si një ndër artistët me vokalin më të mirë.

“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me Jlo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan Stanaj në Instagram, teksa publikon videon.