Akuza për përdhunim, Sylvester Stallone del i pastër

Ylli i “Rocky”-it u akuzua për përdhunim nga një grua e paidentifikuar, e cila pretendon e ngjarja ndodhi në vitin 1990. Por, dy dëshmitarë dolën kundër pretendimeve të saj, ndaj Zyra e Prokurorit të Los Angeles vendosi që nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të arrestuar aktorin e famshëm. Dhjetorin e kaluar, gruaja tha se Stallone e përdhunoi 28 vjet më parë, por aktori i mohoi pretendimet.

Ajo paraqiti akuzën vitin e kaluar në policinë e Santa Monica dhe tha se ngjarja ndodhi gjatë një takimi në zyrën e yllit në Hollywood. Prokurorët thanë se asnjë dëshmitar nuk ishte në gjendje të vërtetonte pretendimet e gruas ndaj tij. Stallone e pranoi se e njihte gruan dhe se kaluan së bashku tre ditë në Izrael gjatë xhirimeve të filmit “Rambo III” në vitin 1987, tre vjet para përdhunimit të supozuar. Ai e mohoi se e kishte përdhunuan, por nuk tregoi natyrën e marrëdhënieve të tyre.