Aktorja në siklet nga fustani, rrezikon të tregojë pjesët intime

Ajo bëri që të kthehen kokat drejt saj mbrëmjen e së hënës në “The Metropolitan Museum of Art Costume Institute Benefit”, e veshur me të bardha me stil princeshe. Por më vonë në festën e organizuar pas mbrëmjes së bamirësisë në New York, “Met Gala”, 37- vjeçarja Kate Hudson kishte zgjedhur një veshje të guximshme. Një fustan i bardhë me një të çarë deri në pjesën e sipërme të kofshës, prej së cilës rrezikonte të tregonte pjesët intime. E ndjerë në siklet ajo mbante fustanin me dorë, në mënyrë që të mos vihej në fokusin e fotografëve.