Aktorja i jep fund lidhjes, e kap të dashurin me dy femra

Aktorja e njohur turke Tuvana Turkay është ndarë nga i dashuri i saj Alper Potuk pasi e kapi mat duke e tradhtuar me dy femra. Sipas medieve turke, futbollisti i Fenerbahce organizoi një festë në shtëpinë e tij me një shok dhe dy femra. Turkay i shkoi në shtëpi futbollistit pasi ky i fundit nuk iu ishte përgjigjur në telefon.

Ajo i kishte rënë derës por Alper Potuk nuk e kishte hapur. Më pas aktorja është futur në shtëpi dhe e kapi të dashurin ndërsa po argëtohej me dy femrat. Ndonëse Alper u përpoq të shpjegonte situatën, Tuvana Turkay, e cila kishte përjetuar një ngjarje të ngjashme më parë, i dha fund marrëdhënies në atë moment.