Aktorja hollivudiane thyen këmbën

Eva Longoria ka habitur fansat kur është shfaqur me një mbajtëse këmbe pas një dëmtimi të mistershëm.

Por më në fund arsyeja është zbuluar, ajo ka thyer këmbën në një aksident gjatë pushimeve në Spanjë.

Ish-ylli i “Desperate Housewives” raportohet se ka dëmtuar tendinat rreth kockës por aktorja pritet ta marrë veten shumë shpejt.

Burime pranë aktores ka thënë për “The Blast” se bukuroshja i është rikthyer punës edhe pse është këshilluar nga mjekët se duhet të mbante të veshur çizmen në mënyrë që këmba të shërohet.