Aktorja e tmerruar nga paparacët: Mund të kryejnë krime për një foto

Aktorja e njohur hollivudiane Scarlett Johansson duket se është e tmerruar nga paparacët. Në një prononcim për Metro.com, aktorja u shpreh se paparacët për t’ia arritur qëllimit të tyre mund të edhe të kryejnë veprime kriminale.

Gjithashtu ajo tregoi frikën që përjetoi mbrëmjen kur përfundoi intervistën me Jimmy Kimmel. Në çastin që doli nga emisioni është ndjekur nga 5 makina me xhama të zinj, në mënyrë që të merrnin vesh se ku ajo do të qëndronte së bashku me të bijën. Pasi e ndoqën 34-vjeçarja vendosi të drejtohej në një rajon policie, por pa bërë kallëzim ndaj paparacëve.

Sipas aktores të shumë roleve nuk është e largët dita kur dikush të lëndohet apo të vritet si Princeshë Diana për shkak të tyre.

“Pas incidentit të djeshëm, ndjeva se është detyra ime si një qytetare e shqetësuar, e cila po ndiqej në mënyrë të rrezikshme, që të shkoja në stacionin më të afërt policor dhe të kërkoja ndihmë atje. Inkurajoj çdo njeri që të bëj të njëjtën gjë si unë. Vajzat në të gjithë botën, përndiqen dhe frikësohen dhe duhet një ligj universal që ta zgjidhë këtë situatë. Derisa paparacët të konsiderohen kriminelë, siç janë në të vërtetë, është thjesht një lojë ku nuk dihet cila do të jetë e lënduara e radhës ose e vrara, si Princeshë Diana,”-përfundoi tejet e shqetësuar Johansson.