Aktorja e njohur ndahet nga jeta në moshën 16-vjeçare

Aktorja e njohur e programit CCBC Millie Inbetween, Mya Lecia Naylor ka vdekur në moshën 16-vjeçare. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë.

Naylor ka luajtur së bashku me Emily Atack, Fleur East dhe Tess Daly në shfaqjen CBBC Almost Never. Në vitin 2012 ajo ka pasur një skenë bashkë me aktorët e famshëm Tom Hanks dhe Halle Berry në filmin “Cloud Atlas”.

Aktorja lindi në Warwickshire në vitin 2002 dhe e filloi karrierën e saj në moshën 2-vjeçare në shfaqjen e BBC-së, Absolutely Fabulous.