Aktorja e njohur akuzohet për rrëmbim

Aktorja e njohur Lindsay Lohan është komentuar për problemet e saj me drogën dhe së fundmi është përballur edhe me disa akuza për tentativë të rrëmbimit të dy fëmijëve. Ajo ka qenë duke ecur në rrugë dhe ndërsa ka parë një familje siriane në rrugë i ka ofruar që ti strehojë për një natë.
Gjatë këtij momenti Lindsey ka hapur InstaLive për të pasur të gjithë ndjekësit dëshmitarë në atë që po bënte.
“Hej të gjithë, unë dua t’ju tregoj një familje që takova një familje refugjate siriane për të cilën jam e shqetësuar. Ata me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë.”- ka thënë fillimisht aktorja. Më pas ajo ka vazhduar bisedën me ta dhe u thotë:
“Doni të vini me mua? Ejani me mua, unë do të kujdesem për ju”, i thotë ajo familjes, përpara se të kthehet te njëri prej fëmijëve: “A doni të qëndroni në një hotel sonte? Dëshiron të shikosh filma?”
Por prindërit e kanë refuzuar ofertën e saj dhe kanë tentuar të largohen, ndërkohë që Lindsey i përndiqte dhe i akuzonte se po trafikonin fëmijët e tyre, gjë e cila ka acaruar nënën. Ajo ka goditur aktoren dhe është larguar.
Edhe pse Lindsey Lohan u përpoq t’i ndihmonte, video e saj është quajtur si një tentativë për rrëmbim.