Aktorja e famshme ka vuajtur nga problemet mendore

Mandatory Credit: Photo by John Salangsang/BFA/REX/Shutterstock (9933778ce) Keira Knightley Elle Women in Hollywood, Arrivals, Los Angeles, USA - 15 Oct 2018

Keira Knightley zbuloi se bota e saj u rrënua kur ishte 22-vjeçare duke folur për marrëdhënien me bashkëshortin, James Rightonin. 33-vjeçarja ka zbuluar detaje rreth betejës me shëndetin mendor gjatë asaj kohe.

“Duke e kthyer mbrapsht, gjithë periudhën midis moshës 19 dhe 23 vjet ishte e turbullt. Nuk e mbaj mend atë sepse mendoj se mekanizmat e mia të përballimit ishin mbyllur. Bota ime ‘përfundoi’ kur isha 22-vjeçare. Gjithçka pushoi së punuari tek unë dhe ndjeva sikur të isha bërë copë e grimë; sikur truri im të ishte shkatërruar. Kam kaluar një vit duke udhëtuar anembanë botës. Ishte një pikëpyetje shumë e madhe nëse do të kthehesha në punë, por gjithmonë e kam dashur aktrimin. Trupi im po ndryshonte dhe as nuk e dija se si ndihesha”, tha Keira. Duke reflektuar në kohën e saj të vështirë dhe pas shumë terapive, ajo ia arriti qëllimit.