Aktorja e famshme italiane i jep fund beqarisë, martohet me të dashurën

Aktorja e famshme italiane Eva Grimaldi është martuar me të dashurën e saj prej 7 vitesh Imma Battaglia.

Ato i thanë ‘po’ njëra-tjetrës, vetëm disa muaj pasi njoftuan vendimin për tu martuar në Instagram.

Aktorja dhe aktivistja u martuan të dielën, 19 maj.

Ceremonia u mbajt në Resort & Spa të kuzhinierit Antonello Colonna.

Eva ishte veshur me një fustan ngjyrë rozë ndërsa Battaglia zgjodhi një kostum elegant blu.

Shumë të ftuar VIP ishin të pranishëm në dasmë, duke filluar nga Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli, showgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.

Në ceremoni ishin të ftuar edhe disa politikanë si Vladimir Luxuria, Nicky Vendola, Alfonso Pecoraro Scanio dhe Monica Cirinnà.

50-vjeçarja dhe Imma janë së bashku prej më shumë se 7 vitesh. Ato e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit të mediave deri në mars 2017 kur vendosën të dilnin hapur.

Eva ka qenë e martuar me Fabrizio Ambroso nga viti 2006 deri në 2013.