Aktorja Blake Lively zbulon sekretin e martesës

Martesa e Blake Lively dhe Ryan Reinolds është më e forta deri më tani në Hollywood. Të dy aktorët, përveç se balancojnë më së miri karrierat, janë edhe të përkushtuar ndaj dy vajzave të tyre. Lively deklaroi se sekreti i martesës së tyre është njohja që kanë pasur me njëri-tjetrin para së të niste romanca. Të dy janë takuar në xhirimet e një filmi në vitin 2010 dhe sipas aktores ka qenë miqësia ajo që ndihmoi në rritjen e dashurisë.