Aktorja amerikane diagnostifikohet me kancer në gjoks

Aktorja, Julia Louis-Dreyfus, ka treguar se është diagnostifikuar me kancer në gjoks. Ylli kinematografik ka postuar një deklaratë në rrjetin social “Twitter”, ditën e enjte, duke thënë: “1 në 8 gra ka kancer në gjoks. Unë jam njëra prej tyre”.

“Lajmi i mire është se unë kam një grup të shkëlqyer që kujdeset si dhe një familje dhe miq. Lajmi i keq është se jo të gjitha gratë janë me kaq fat sa mua kështu që le ta luftojmë kancerin dhe ta bëjmë kujdesin shëndetësor një realitet”.

Aktorja e ka marrë këtë lajm të hidhur rreth një muaji më parë, vetëm një ditë pasi fitoi çmimin “Emmy” si komediania më e mirë për rolin e saj në “Veep”.