Aktori italian në gjendje të rëndë, pësoi ishemi

Aktori i famshëm italian pësoi një goditje shëndetësore në Los Angeles dhe është nisur për në Milano ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Walter Nudo, sipas ANSA, ishte në një restorant në qytetin amerikan për një takim pune kur pësoi një ishemi cerebrale dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Walter Nudo e nisi karrierën kinematografike në mes të viteve ’90 duke u shfaqur në serialet si ” Beautiful”, “Un posto al sole” dhe “Incantesimo”.