Aktoret që e kanë portretizuar Mbretëreshën Elizabeth

Me Claire Foy, e cila e sjell rolin e Mbretëreshës në dramën e re “The Crown”, le të hedhim një vështrim prapa në të gjitha aktoret që kanë luajtur Monarkinë Britanike.

Duke u fokusuar në vitet e para të mbretërimit të saj deri te lidhja e saj me Princi Phillip, Netflix ka shpenzuar më shumë se 81 milionë paund për të sjellë historinë e Mbretëreshës Elizabeth II në jetë në dramën e re “The Crown”.

“Për të luajtur rolin e një anëtari të familjes mbretërore ju duhet të harroni gjithçka që dini dhe të gjitha idetë e paracaktuara që keni”, tha aktorja në një konferencë shtypi.

“Është e vështirë t’i afroheni karakterit të dikujt që është rritur me atë familje. Është një gjë shumë interesante të përpiqesh t’u afrohesh këtyre qenieve njerëzore dhe në të njëjtën kohë dëshiron t’i mbash në një piedestal dhe nuk mund ta bësh këtë kur luan një karakter”, është shprehur aktorja.

Helen Mirren ka dhënë ndoshta portretizimin më të respektuar të monarkisë, aktorja fitoi një “Oscar” dhe një “Golden Globe” në vitin 2007 për rolin e saj kryesor në “The Queen”. Pothuajse një dekadë më vonë ajo e përsëriti rolin e saj të mbretëreshës në “The Audience”, ku e sjell atë që nga vitet e rinisë se saj deri në ditët e sotme. 
Pas suksesit të Helen Mirren në rolin e mbretëreshës, Kristin Scott Thomas mori vëmendjen në dramën e Peter Morgan, “The Audience”, e cila shënoi debutimin e saj në “West End” në Teatrin Apollo të Londrës. “Unë nuk jam duke dhenë përshtypjen e një Mbretëreshë, unë jam duke u përpjekur për të treguar një histori se si është të jesh në pozitën e saj,” kishte thënë aktorja më parë për rolin. 

Emma Thompson po ashtu portretizoi Mbretëreshën në një dramë televizive bazuar në pushimin e famshëm të Pallatit të Buckinghamit, i cili u zhvillua 30 vjet më parë. 
Aktorja Freya Wilson u shfaq si një princeshë e re Elizabeta në dramën e vitit 2010 , “The King’s Speech”, ku së bashku me Colin Firth, i cili luante babanë e saj, Mbretin George VI. Ajo si një 11-vjeçare dha një shfaqje të fuqishme në filmin i cili fitoi “Oscar”-in për ngjitjen e Mbretit Xhorxh VI në fron. Duke folur për mënyrën se si ajo erdhi deri te ky rol, ajo tha: “Agjenti im më vuri përpara për një provë, dëgjova klipet e fjalimeve që ishin bërë paraprakisht nga Princesha Elizabeth kurse më pas më thirrën edhe tre herë dhe në fund arrita ta marr rolin”.
Ylli i mrekullueshëm, Jennifer Saunders interpretoi përmes zërit të saj në animacionin e suksesshëm të vitit 2015, “Minions”. Kurse aktorja tjetër Sandra Bullock thotë se nuk kishte asgjë, pos admirim për rolin e mbretëreshës. “Ajo është më e ngjashme me mua se çdo rol tjetër në të cilin kam luajtur” ka thënë me shaka Sandra. 
E nominuar katër herë për çmimin “Oscar”-it, Jane Alexander luajti HRH në filmin televiziv të vitit 2011 “William & Catherine: Një romancë mbretërore”. Duke marrë rolin në hapin e saj, Jane pranoi se ajo nuk ishte e frikësuar nga karakteri. “Jo, jo me të vërtetë, sepse ajo është një figurë publike, prandaj jam e sigurt se ajo është përballur edhe më herët me këto gjëra. Zoti e di që Helen Mirren ka bërë një punë të shkëlqyer në ‘Mbretëreshën”. Kush e di nëse ajo dhe Phillip do të shikojnë ndonjëherë filma për familjen mbretërore, ndoshta edhe do ta bëjnë nga kureshtja, por unë dyshoj”, ka thënë aktorja. 
Aktorja e mirënjohur, Rosemary Leach luajti rolin e mbretëreshës në një episod të vitit 2006 në “Play Afternoon” të BBC-së, i quajtur “Tea with Betty”, e cila e paraqet Mbretëreshën duke pirë çajin e pasdites me një banor në një shfaqje të frymës së komunitetit.