Aktoret e njohura nën akuzë për mashtrim për shkollimin e fëmijëve

Aktoret Felicity Huffman dhe Lori Loughlin janë mes dhjetëra personazheve të njohur në SHBA e jo vetëm, të akuzuar për një skemë mashtrimi miliona dollarëshe.
Skema ndihmonte në mënyrë të paligjshme regjistrimin e fëmijëve të elitës në kolegjet dhe universitetet më të mira amerikane.
Mes të akuzuarve ka aktorë hollivudianë, shefa ekzekutivë, financierë, drejtues të firmave ligjore më në zë në Amerikë dhe stilistë. Ata dyshohet se mashtruan në provimet pranuese dhe dhanë ryshfet për t’i futur fëmijët në universitete prestigjioze.
Janë gjithsej 50 të akuzuar, mes të cilëve 33 prindër, 13 trajnerë sportivë në universitete si dhe organizuesit e testeve.