Aktivistja Greta Thunberg merr titullin “Personi i vitit 2019”

Greta Thunberg është vlerësuar si Personi i Vitit 2019 dhe është më e vogla që ka marrë këtë titull.
Aktivistja 16-vjeçare ka frymëzuar shumë persona me fjalimet e saj për ndryshimet klimatike.
Ajo është më e vogla e lëvizjes, e cila mblodhi turma të mëdha dhe mori pjesë në protesta e konferenca të ndryshme gjatë vitit.
Aktivistët më të vjetër e kanë mirëpritur duke e lejuar që të japë fjalimet e saj për të sfiduar liderët botërorë që të punojnë më shumë për ndaluar ngrohjen globale.
Kryeredaktori i “Times” që i dha titullin, Edward Felsenthal tha: “Ajo u bë një zë i madh për çështje të mëdha me të cilat u përball planeti gjatë këtij viti, dhe udhëhoqi lëvizje në të gjithë botën.”
Ai pranoi se Greta është zgjedhja më e vogël e revistës.