Aksioni kundër informalitetit, radhë të gjata në QKR

Pas paralajmërimit të kryeministrit se në shtator qeveria do të nisë një aksion të gjerë kombëtar kundër informalitetit, sportelet e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit janë mësyrë nga radhë të gjata. Burime zyrtare nga QKR bëjnë të ditur se shkaku kryesor i radhëve janë flukset për regjistrimet e reja. Sipas tyre, nga fillimi i muajit aplikimet për hapjen e bizneseve të reja janë rritur me katër herë, duke krijuar radhë të gjata nëpër sportelet e të gjithë vendit. Aksioni anti-evazion i qeverisë ka filluar të japë efekte ende pa filluar, të paktën në një drejtim. Atë të legalizimit të bizneseve, të cilat deri dje mund të kenë qënë në të zezë.