Aksidentohet gjatë xhirimeve, reagon këngëtarja

Firolleta Raci ose Fifi sic njihet me emrin e artit ka pësuar një aksident mbrëmjen e kaluar.

Ndërkohë që në të gjithë mediat qarkulloi lajmin për aksidentin e këngëtares, i cili ndodhi gjatë xhirimeve të klipit të saj më të ri, Fifi ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, për të sqaruar fansat e saj.

“Na ndodhi edhe kjo… Pa merak jam mire. Nuk ishte prej atyre aksidenteve qe vdes dikush spo lëndohet dhe ngel sakat. Ja u qepëm pak dhe në rregull jemi. Zoti ju bekoftë ashtu edhe mua”.