Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni përplaset me trailerin e automjeteve

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Mesohet se një kamion i madh mallrash transporti është përplasur me një trailer që transporton automjete duke pësuar kështu një goditje të madhe.
Nga raportimet në terren mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme të mëdha materiale.
Ky aksident ka bërë që të krijohet një trafik i rënduar makinash në autostradë, duke u bllokuar aksi rrugor në sesin e lëvizjes drejt Tiranës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.