Aksident horror në F3, pilotja fluturon me 273 km/h

Një përplasje horror ka ndodhur në pistën e GP Macau, ku po zhvilloheshin garat për Teenage Formula 3, teksa një pilote 17-vjeçare ka fluturuar me 273 km/h duke përfunduar në bordurat anësore të pistës. Sipas medieve ndërkombëtare, Sophia Floersch ka pësuar një thyerje të shtyllës kurrizore në përplasjen e frikshme. Ndërkohë videoja e aksidentit po qarkullon në rrjet dhe tregon momentin kur makina e gjermanes ngrihet në ajër si të ishte një “avion” dhe fluturon mbi një seksion mediatik, për t’u përplasur më pas me forcë në mbrojtëset anësore.