Ajka hollywoodiane pjesë e kalendarit të Pirellit

Me rastin e publikimit të kalendarit të ri të Pirellit, u mbajt një mbrëmje gala në Paris. Ky eveniment solli në tapetin e kuq ajkën hollywoodiane me emra të tillë si Nicole Kidman, Uma Thurman, Helen Mirren dhe Charlotte Rampling.

Ato janë mes 14 aktoreve të famshme që pozojnë për fotografin gjerman Peter Lindbergh. Të tjera yje që shfaqen në kalendar janë Kate Winslet, Julianne Moore dhe Lupita Nyong’o, e gjithashtu një person i 15 që është Anastasia Ignatova, profesoreshë e Teorisë Politike në Universitetin shtetëror të Moskës.

Kalendari i Pirellit është i famshëm për modelet që i lënë pak vend imagjinatës me veshjet e tyre. Por këtë herë, fotografi zgjodhi të mishërojë në të idenë e bukurisë natyrore, duke i përjetësuar aktoret në imazhe të papërpunuara bardhezi.