Ahmetaj në terren: Të gjithë të përdorin faturën

Ndërsa ka nisur fushatën sensibilizuese nga më të vegjlit, qeveria thotë se operacioni që synon të ndëshkojë informalitetin në ekonomi do të ketë fillimisht në fokus tatim-paguesit e mëdhenj. Pas kryeministrit, për të dhënë mesazhin se qytetarët duhet të kërkojnë faturë tatimore për çdo mall apo shërbim që marrin, në terren doli pikërisht ministri Ahmetaj, i cili shprehu edhe një herë vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund luftës kundër informalitetit në të gjithë zinxhirin tregtar.