Ahmetaj: 1.5 miliardë dollarë injektim në ekonominë shqiptare

Ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj, në një komunikim me mediat ka deklaruar se, oferta për ndërtimin e zonës së lirë ekonomike do të sjellë përfitime të mëdha për ekonominë shqiptare.“Brenda 30 ditësh do të shpallet fituesi për zonën e Spitallës. Ky është një hap i rëndësishëm pasi janë 1.5 miliardë dollarë të mundshëm që në 9 vitet e ardhshme do të injektohen në ekonominë shqiptare, në industri të ndryshme, me teknologji të lartë. Por mbi të gjitha janë 90 mijë vende të reja pune që do të krijohen për qytetarët shqiptarë”, ka deklaruar Ahmetaj.